Rama: Ekonomia në fokus, ja sa rriten pagat për mjekët dhe arsimtarët

0
232

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët, tha se në fokus do të jetë ekonomia. Ai ribëri premtimin se më 1 janar të 2021 do të rriten me 40% pagat për bluzat e bardha dhe 15% për arsimtarët.

“Ekonomia në fokus. Rritja e Pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët në 1 janar 2021 është rezultat konkret i përpjekjeve të mëdha për të rritur mundësitë e Shqipërisë në shpërblimin e punës. Më e mira është ende përpara nesh dhe më e keqja ka kaluar. Rritëm pagat me 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët”, shprehet Rama për konferencën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here