Mediat serbe publikojnë foton e djalit me simbole shqiptare në autobus, ja çfarë komentojnë

0
135

Një fotografi e një djali të ri që mbante të veshur një bluzë me simbole shqiptare duke udhëtuar në një autobus në Serbi është publikuar në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar lumë komentesh.

Fotografia u publikua në faqen e Facebook “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”, dhe në komentet e bëra, kishte nga ato negative, gjithashtu dhe mbështetje për djalin.

– Gjithçka është e mundur këtu në Serbi, ne jemi një vend evropian.

– Çfarë i bëre …?

– Ai ka të drejtë të veshë atë që dëshiron. Mbi të gjitha, stema nuk është aq e dukshme. Nuk duket sikur ai synon të provokojë.

– Po të mos i kisha lexuar komentet, nuk do ta kisha kuptuar që është stemë shqiptare. Në përgjithësi, më shumë shqetësohem për ata që nuk mbajnë maska ​​në autobus ose i mbajnë nën hundë e flasin në telefon.

Këto janë vetëm disa nga komentet që pasuan publikimin e fotos. Sipas Kurir, “shumë menduan se çfarë do të ndodhte në Tiranë nëse dikush do të ecte i veshur me një fanellë serbe”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj