Vrasja e biznesmenit të njohur shqiptar/ Familjarët japin versionin për ngjarjen e rëndë

0
268

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Serbi shkaktoi shumë zhurmë dhe u përfol për motive të ndryshme, si ajo e biznesit, konkurrencës, apo për arsye politike. Anëtarët e familjes Janjeva, të cilët dy netë më parë humbën biznesmenin Selatin Janjeva, njëkohësisht Presidenti i “Selo Tours”, kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Familjarët kanë sqaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur për mosmarrëveshje familjare dhe jo për arsye politike apo biznesi. Më tej ata kanë sqaruar se vëllai i biznesmenit, Saimir Janeva është ndarë nga jeta 3 ditë më parë për arsye shëndetësore.

Reagimi:

Ju lutem pranoni këtë njoftim si të vetmen të vërtetë të plotë në lidhje me rastin tragjik të vdekjes së Selatin Janeva. Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë, me ndonjë temë politike ose biznesore. Ndërsa Saimir Janeva ndërroi jetë para 3 ditësh, për arsye shëndetësore dhe jo për arsye të tjera. Ju lutem të keni konsideratë për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këto informata jo të vërteta. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here