Rruga Sauk-Teg vijon të jetë problematike përsa i përket shpejtësisë së madhe të mjeteve dhe në jo pak raste ka pasur aksidente me pasojë vdekjen. Vetëm gjashtë orë monitorim dhe policia ka konstatuar mjete që lëviznin me shpejtësi nga 140 në 202 km/h, duke u bërë kështu rrezik për veten dhe të tjerët.
“Monitorim, 🚔 📸 dhe ✍, në Sauk-Teg-Kashar
➡️ 24 Leje Drejtimi të pezulluara, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës
Shpejtësi të frikshme 188 km/h deri ne 202 km/h ✈në rrugën🛣 e Tegut 🛣✈✈✈✈🙏🙏
Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h. ✈🙏
Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l
Stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë🛫
Stop alkoolit në timon, 🛫 Stop alkoolit në timon, 🛫 Stop alkoolit në timon
Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një🏠 destinacion të sigurt”, shkruan policia në faqen e saj në Facebook.