Kompania amerikane nxjerr pajisjen që mund të testosh covid edhe nga shtëpia

0
280

Kompania amerikane Silicon Valley ka marrë aprovimin nga qeveria për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, të vogël sa dora, që kryen teste për COVID-19. Risia është se pajisja “Visby Medical”, e para në llojin e vet, ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e koronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda disa minutash.

“Autorizimi që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë. Ka ende hapa të tjera që duhet të merren që pajisja të jetë e disponueshme. Në fund kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, – tha Adam de la Zeda, themelues hde CEO i “Visby Medical”.

Kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësim në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

“Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Por gjithashtu do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati i diagnozës është pozitiv”, – tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.

Sipas mjekëve edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here