Komisioni i Posaçëm zgjedh anëtarët e rinj për KQZ, ja emrat e propozuar nga partitë politike që pritet të votohen të hënën

0
212

Pasditen e djeshme u mblodh Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZsë së re, duke bërë skualifikimet dhe më pas i nisi Parlamentit emrat për votim për trupën e re të institucionit që do të menaxhojë zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Seanca plenare do të mbahet ditën e hënë dhe emrat që janë përzgjedhur nga përfaqësuesit politikë do të votohen në sallën e Kuvendit. Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner 3 emra dhe më konkretisht, Ardjan Myslimajn, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin. Përfaqësuesi i posaçëm i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi skualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë ish-zv-kryeministër dhe ministër i Partisë Demokratike. Kuvendi do të zgjedhë të hënën kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 7 vitet e ardhshme mes Myslymajt dhe Celibashit. Partia Socialiste i skualifikoi Partisë Demokratike Hysen Osmanin dhe në votim të hënën shkon Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimali për numrin dy të KQZ-së për 4 vitet e ardhshme, që do të ketë një detyrë të veçantë, përgatitjen e procesit të identifikimit biometrik. Për KAS-in propozohen nga Partia Socialiste Ervin Lako, Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, ndërsa nga Partia Demokratike Ledio Braho dhe Elvis Cefa. Për Këshillin Rregullator nga PS-ja propozohet që kryetare të jetë Ilirjana Nano, ndërsa anëtarë Dritan Çaka dhe Odeta Berberi, nga opozita anëtarë do të jenë, Helga Vukaj e PD dhe nga LSI Muharrem Cakaj. Për t’u bërë pjesë e strukturës së re të KQZ kandiduan plot 70 veta, nga të cilët Komisioni i Posaçëm skualifikoi 17 dhe zhvilloi seancat dëgjimore me 53 të tjerët. Për vlerësimin e kandidatëve në mbledhje ishin Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku kurse nga opozita jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi. Me marrëveshjen e 5 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riformatohet dhe do të ketë 12 anëtarë dhe 3 nivele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here