Theu çdo tabu dhe doli nudo në skenë/ Aktori rrëfen si e përjetuan prindërit e tij

0
90

Josif Sina është aktori ka thyer çdo tabu në Shqipëri duke dalë nudo në skenë.

Në një intervistë për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, Sina folor rreth rolit të tij Jon, ku i është dashur në një moment të zhvishet krejtësisht.

“Ideja ka qenë se kam ndryshuar shumë me vitet që sot nuk e shikoj më nudizmin si problem, tabu. M ë duket komplet normale. Në fund të ditës ne e kemi parë një herë veten nudo, qoftë edhe një tjetri.

Klaudja që ka shkruar tekstin ka qenë në Barcelon me një plazh nudo për familjarët, edhe fëmijët rriten me ktë ide, pa tabu.

Unë gjatë kësaj kohe të qënurit maxhorenë, duke qenë se kam parë shumë nuk më bëjnë përshtypje.

Shiko, kjo shfaqje ka pasur ‘fatin’ që ne nuk i bëm shumë reklamë, ka pas publikun e limituar, si të thuash u vetëzgjodhën vetë. Ishin edhe pedagogët tanë. Më shumë provokuese këtë shfaqje e ka bërë drama sesa nudizmi.

Personazhi është i mbyllur për 5 vjet në një psikiatri, në një moment hynë në vaskë dhe lahet. Kaq ndodh me nudizmin”, tha Josifi.

Ai gjithashtu tregoi se si familja e priti faktin që do të dilte nudo në skenë.

“Unë kam arrit në një pikë me veten time që kam arrit të bëja gjithçka që do bëja gjithçka për profesionin.

Edhe mami më mori në telefon nga Greqia dhe më tha si do dalësh nudo, vetëm ti apo do jenë edhe të tjerët. Po nuk jam unë me ma, është Joni, është në rol”,  u shpreh Sina.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj