Pse Izet Haxhia kërkon thirrjen si dëshmitar të Sali Berishës/ Idajet Beqiri zbulon arsyen dhe nxjerr detajet e forta të implikimit edhe të mbesës së ish-kryeministrit

0
15

Izet Haxhia ka kërkuar 18 dëshmitarë në gjykatë në dosjen e bujshme të vrasjes së Azem Hajdarit. E mes tyre është dhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas avokatit të Haxhisë, Sali Berisha u njoftua nga mbesa për vrasësit e Azem Hajdarit një orë para ngjarjes së rëndë. Ai shkruan më tej se Berisha nuk njoftoi policinë, por urdhëroi Azemin që të shkonte të sqarohej me ta.

“Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani te lokali pranë PD-së, i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Çangu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Berishës dhe në prani të dëshmitarit Fisnik Sina dhe të ndjerës Linda Ihsani, e ka vënë në dijeni se kush ishin brenda në autoveturën me targa VL0676. Sali Berisha duhet të japë versionin e tij se përse në një situatë , kur u njoftua nga mbesa e tij në vend që të njoftonte organet e policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm, Presidentin e Republikës, urdhëroi Azen Hajdarin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta”, thuhet në dokument.

Dëshmitarët e kërkuar janë:

– Zenel Neza

– Jaho Mulosmani

– Sali Berisha

– Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani

– Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza

– Afrim Krasniqi

– Ylli Rakipi

– Shaban Memia

– Dem Dollapi

– Sali Lusha

– Genc Hoti

– Agim Logu

– Mentor Daja

– Ismet Jovani

– Aishe Haklaj

– Zylfie Haklaj

– Marjam Gryku

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë në Gjykatën Penale për Izet Haxhinë, pas rinisjes nga e para të hetimeve për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj