Armenia “ul armët”, gati për armëpushim me Azerbajxhanin

0
16

Gjashtë ditë pas nisjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh Armenia ka shprehur gatishmërinë për një armëpushim me Azerbjaxhanin. Ka qenë ministri i jashtëm armen që deklaroi se shteti i tij do të “ulë armët” me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe të OSBE bazuar tek marrëveshjet e nënshkruara të vitit 1994-1995.

Por ndërkohë nuk dihet ende reagimi i Azerbajxhanit, Presidenti i të cilit premtoi luftë deri në momentin kur Armenia dhe trupa e saj ushtarake të kishte liruar plotësisht territorin e Nagorno Karabakh.

Prej 6 ditësh dy shtetet me një të shkuar të errët luftrash, iu rikthyen konfliktit duke shkaktuar dhjetëra të vrarë në radhët e ushtarëve e civilëve. Duket se Armenia pas deklaratave edhe të përbashkëta mes SHBA, Rusisë e Francës kanë reflektuar.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj