Propozimi i PS-së në KP, Bylykbashi: Të çojmë të dy variantet te OSBE/ODIHR

0
45

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik opozita e bashkuar e akuzon maxhorancën se miraton vetëm ligjet që asaj i intereson dhe se ka frikë nga përgjigja e ODIHR.

Lidhur me atë çfarë PS ka ofruar në këtë këshill, Oerd Bylykbashi i PD-së tha se versioni i PD-së u është dërguar dhe se bashkë me atë të PS ti shkojnë OSBE/ODIHR dhe të jetë ai që të japë mendim, në një kohë që është rënë dakord që të konsiderohet si arbitër.

“Të marrë versionin tonë dhe të vetë dhe t’ia çojmë OSBE/ODIHR. Këtë nuk do z. Gjiknuri sepse e di që përgjigja që vjen është se po cënon standardet për zgjedhje të lira”, tha Bylykbashi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj