“Iliri makinist…”, Meta-Ramës: Profeti i kokoshkës t’i lërë batutat…

0
279

Kreu i shtetit Ilir Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama lidhur me postimin e këtij të fundit ku Presidentin e quante “makinist” të “tramvajit me shalqi të papjekur”, lidhur me programin e PD-së prej pesë pikash.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, ka ironizouar me heret Rama në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here