Numri i viktimave nga COVID-19 në të gjithë botën kalon 1 milionë

0
187

Fatkeqësisht numri i viktimave nga koronavirusi që prej shfaqjes së tij dhjetorin e shkuar në Kinë ka shkuar mbi 1 milionë.

Saktësisht, deri tani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 1 000 202 njerëz.

Numri të infektuarve nga koronavirusi në glob ka shkuar në 33 177 416 individë.

Ndërsa, numri i të shëruarve nga Covid-19 në botë ka shkuar në 24 504 931 njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeson listën, si shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi, me 7 294 032 njerëz.

Pas SHBA-ve vjen India, më pas Brazili, Rusia, Kolumbia, Peruja, Spanja, Meksika etj.

Fillimisht, pandemia “goditi” shtetet perëndimore, por pas marrjes së masave nga këta të fundit, koronavirusi gjeti përhapje të madhe në shtete me popullsi të madhe dhe të varfër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here