E pikasën kamerat e sigurisë, nipi i Kastriot Reçit mohon përfshirjen në atentatin ndaj Preng Gjinit: Jam student i arteve dhe…

    0
    354

    A. Reçi, nipi i Kastriot Reçit, për të cilin vetëm ditë më parë u publikua informacioni se ishte pikasur pranë zonës ku u bë atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, ka reaguar për herë të parë. Në një prononcim për mediat, A. Reçi, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai është shprehur se se është student i arteve dhe për këtë arsye qëndron në Tiranë e se nuk është e vërtetë që të jetë përfshirë në ngjarjen e rëndë.

    “Unë jam A.Reçi, nipi i Kastriot Reçit, ku ditët e fundit ka pasur spekulime dhe aludime rreth emrit tim. Unë jetoj në qytetin e Tiranës dhe prej vitesh jam student i Arteve. Prezenca ime në këtë qytet lidhet vetëm me studimet që unë ndjek. E ndjej për detyrë këtë reagim publik, pasi po mundohen të spekulojnë për lëvizjet e mia në qytetin e Tiranës, ku në ato momente unë kam qenë në zonën e Pedonales, pranë Kinema Millenium (lokal N’MES) i shoqëruar me tre studentë të tjerë si dhe ato jashtë Shqipërie, të cilat kanë qenë të planifikuara në kuadër të një projekti multi-kultural muzikor dhe në shërbim të përgatitjes sime profesionale. Dua të shtoj se kam qenë dhe jam i hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë. Dhe dua të theksoj se çdo aludim mediatik, i bërë për prezencën time në vendin e ngjarjes, veshjen time apo lëvizjet e mia në ato orare është bërë me qëllim disinformimit publik dhe pë dhe…rfshirjes sime e të familjes time në një ngjarje kriminale, ku ne nuk kemi lidhje. Mediat dhe portalet janë shprehur se për mua si person është prerë fletë-arresti, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi jam interesuar në polici dhe më kanë thënë se nuk mbajmë përgjegjësi për mediat. Ju lutem, mos përhapni lajme të paverifikuara dhe të paqena, pasi po na inkriminoni në ngjarje që s’kanë liidhje me mua dhe familjen time,”– shprehet A.Reçi, nipi i Kastriot Reçit.

    Emri i të riut doli në media pas publikimit të detajeve të reja nga dosja e atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, nga gazetari Elton Qyno. Qyno shkruante se i riu Reçi ishte pikasur teksa konsumonte kafe në një lokal pranë urës së NSHRAKUT, ku dhe ndodhi atentati, ku kishte folur italisht. Në pamjet e kamerave të sigurisë, Reçi ishte parë veshur me një palë treçerekëshe, kapele dhe një çantë ngjyrë kafe.

    Gjithsesi, për të ende nuk ka një informacion zyrtar, nëse do të vihet në pranga, apo po hetohet në gjendje të lirë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here