Stuhitë e shiut dhe era e fortë shkaktuan dëme të mëdha/ Nga sot deri nesër në mbrëmje moti përmirësohet paksa, por çfarë pritet të ndodhë ne ditet në vazhdim

0
589

Meteorologu Akil Osmani, ka hedhur dritë mbi situatën meteorologjike në vend gjatë ditëve në vazhdim. Sipas tij moti gjatë ditës së sotme deri mbrëmjen e nesërme do të jetë me rebeshe afatshkurtër dhe temperatura të freskëta deri në 24 °C.

Sipas Osmanit, duke filluar nga mbrëmja e së dielës do të kemi një sistem të fuqishëm vranësirash, me rebeshe shiu fillimisht në veri-perëndim të vendit dhe më pas në zonat qëndrore e ato jugore. Moti do të përmirësohet plotësisht në datën 30 shtator, madje dhe ditët e para të shtatorit do të kenë një mot të qëndrueshëm, por me temperatura të freskëta 24-25 °C

“Kemi hyrë në vjeshtë, pasi reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë territorin e vendit, duke bërë që vlerat e temperaturave ditën e sotme të zbresin në 24 °C. Gjatë ditës së sotme kemi një përmirësim të kushteve të motit që do të vazhdojë deri ditën e nesërme. Edhe pse kemi përmirësim të kushteve të motit rebeshet afattshkurtra të shiut do të mbeten prezente.

Dita e dielë në mbrëmje do të sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu në zonën veri-perëndimore fillimisht, më pas do të përfshihen zonat qëndrore dhe ato jugore. Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe qëndrore dhe më të pakta në ato jugore. Dita e martë sjell një përmirësim të motit, ndërsa data 30 sjell një kthjellim të plotë. Ditët e para të muajit tetor do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe pse temperaturat do të jenë të freskëta, me temperaturë 24-25 °C”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here