Dalin rezultatet/ Ja kush u votua në Kukës si kandidatë të PD për deputetë (EMRAT)

0
385

Ka përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Kukës.

Sipas PD, në votime morën pjesë 69,5 % e anëtarëve të cilët konfirmuan për në fazën tjetër: Admir Sinamatin, Arben Cejkun, Ibrahim brukan, Sahit Prizrenin dhe Vjollca Vatën.

Ndërkohë është s’kualifikuar ish-kryebashkiaku Bashkim Shehu pasi ka qenë më i papëlqyeri nga anëtarësia në Kukës.

Postimi i PD në Kukës:

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. IBRAHIM BRUKA
4. SAHIT PRIZRENI
5. VJOLLCA VATA

Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here