Nisin arrestimet e para nga Tribunali i Gjykatës Speciale/ Familjarët e zyrtarit të lartë konfirmojnë se ai u dërgua në Hagë, kush është ish- shef i inteligjencës

0
308

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi.

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here