125-vjetori i lindjes, Meta dekoron me Flamurin Kombëtar Avni Rustemin

0
64

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dekoruar në 125-vjetorin e lindjes me Flamurin Kombëtar Avni Rustemin, duke shprehur vlerësimin e për aktin patriotik të 100 viteve më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm “që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”.

“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës”, shkruan Meta

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj