“Fatos Klosi organizoi vrasjen e ministrit të mbrojtjes së Kosovës!”, Xhavit Haliti nxjerr ‘zbuluar’ Sali Berishën

0
462

Pas akuzave të Sali Berishës se Ahmeti Krasniqi është eliminuar me ndërmjetësim të Fatos Klosit, ka reaguar anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas Halitit, Klosi nuk ishte njeri që mund të vriste dikë.

“Ne kemi komunikuar me Klosin pesë minuta pas lajmit për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Kam qenë në darkë me Fatmir Zymberin dhe Shaban Mujën dhe një izraelit kur më thirri ai e më tha se e kanë vra ministrin e Mbrojtjes së Kosovës. U ndala thashë kush është ministri i Mbrojtjes. Por, ai nuk është njeri i tillë”.

Haliti është i mendimit se vrasjet politike po shfrytëzohen për përplasje mes Klosit dhe Berishës. “Ne kemi qenë shokë me Ahmet Krasniqin, prandaj edhe më ka informuar Klosi. Krasniqi ka a qenë në një vijë me mua dhe ka pasë kontakte edhe me shtabin e UÇK-së. Ai ka treguar gatishmëri që të punojë me ne dhe me u fut në struktura, por s’kemi arritur sepse u vra”, tha Haliti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here