Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ, Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm Parlamentar

0
39

Kuvendi miratoi në seancë plenare Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e KQZ-së së re.

95 vota ishin pro teksa 3 të tjera kundër kurse 5 deputetë votuan abstenim. Edhe 1 muaj kohë ka KQZ të riformatohet dhe për të filluar punën për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Përfaqësuesë nga mazhoranca në Komision do të jenë Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti. Nga opozita parlamentare Murrizi me Stojkun, kurse një vend do të ketë dhe për opozitën jashtëparlamentare, që ka autorizuar Oerd Bylykbashin.

Ndërkohë nesër skadon afati për 12 vendet e KQZ-së së re. Deri më tani kanë kandiduar Helga Vukaj, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli, Sali Shehu, Bledar Skënderi ndërkohë për dy pozicione të tjera kandidojnë Leonard Gremshi dhe Dritan Caka.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Projektvendim
“Për krijimin dhe përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentartë shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organetdrejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe për Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”

REZULTATI I VOTIMIT
-VOTIMI

PRO – KUNDËR -ABSTENIM
95    –     5      –      3

MIRATOHET

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj