Ish-komandanti amerikan: Këto janë tre kushtet që të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë- Serbi

0
20

Ben Hodges, ish komandant i forcave tokësore amerikane në Europë, vlerëson se marrëveshja e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë solli shpresë se Beogradi dhe Prishtina mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare mbi kontestin e gjatë. Gjenerali Hodges në deklaratën e tij për “Zërin e Amerikës” ka përcaktuar tre kushte që ai konsideron se janë të rëndësishme në mënyrë që të arrihet marrëveshja:

“Së pari, që Washingtoni duhet të jetë vazhdimisht, dhe jo i angazhuar herë pas here në atë çështje. Kjo nënkupton më tej jo vetëm lëvizje të rëndësishme diplomatike, por edhe projekte të spikatura ekonomike. Së dyti, ky proces duhet të kryhet në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë. Personalisht, shpresoj që në planin afatgjatë të punojmë më ngushtë me miqtë tanë europianë. Së treti, marrëveshja konkrete e fundit në Shtëpinë e Bardhë përfaqëson një hap përpara, por jo fundin e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu, është e nevojshme që Serbia dhe Bashkimi Europian të arrijnë kriteret e rëna dakord reciprokisht. Serbisë, meqë ra fjala, i takon të përmbushë ato që pret Europa”.

Leave a Reply