Sot zbarkon në kryeqytet, Kumbulla është i Romës, zbulohen të gjitha detajet

0
276

Jemi në seritë finale të telenovelës “Marash Kumbulla”. Dhe fundi është nga ata që nuk e priste askush. Mbrojtësi i kombëtares sonë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Romës. Klubi verdhekuq ka arritur të parakalojë në sprintin finale Lacion e Tares, duke bindur presidentin e Veronës, Mauricio Seti dhe vetë Kumbullën.

Behët fjalë për huazim me të drejtë blerje sezonin e ardhshëm për 30 milionë euro, të cilat shkojnë të gjitha për klubin verdheblu, duke qenë se Kumbulla është rritur në gjirin e Veronës. Ylli i Shqipërisë do të firmosë kontratë për pesë vite (deri në 2025) me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, plus një masë të konsiderueshme bonusesh, në varësi të paraqitjeve të mbrojtësit.

Mësohet se Kumbulla do të mbërrijë pasditen e sotme në Romë (rreth orës 16:30), ku do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën e re. Ai pritet të jetë menjëherë titullar në formacionin e Paolo Fonsekës, i cili luan me katër mbrojtës dhe Kumbullës do i duhet të ambientohet me këtë modul.

Pas tre ditësh Roma sfidon Veronën në javën e parë të Serie A dhe nuk do ishte aspak çudi që Kumbulla të aktivizohej disa minuta dhe të debutonte pikërisht ndaj ekipit, ku kaloi gjithë vitet e karrierës së deritanishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here