A mund të jenë maskat e fytyrës një “vaksinë” kundër Covid-19? Shkencëtarët pretendojnë se…

0
280

Përdorimi masiv i maskave mund të jetë duke shërbyer si një lloj “vaksine” e papërpunuar kundër koronavirusit, kanë pohuar shkëncëtarët, sipas “Daily Mail”.

Njerëzit nxiten të mbajnë maskë për të parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Maskat, veçanërisht ato kirurgjikale dhe ato prej pëlhure që vishen nga shumica e popullsisë, nuk janë të përsosura dhe lejojnë që disa grimca virale të depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes së përdoruesit.

Ekspertët thonë se ekspozimi i vazhdueshëm i njerëzve ndaj sasive të vogla të Covid-19, mund t’i trajnojë trupat e tyre për ta njohur dhe luftuar virusin, duke i ndihmuar njerëzit që të krijojnë imunitet.

Kjo teori e paprovuar ende, u zhvillua nga Universiteti i Kalifornisë.

Nuk është e mundur që hipoteza të vërtetohet, sepse kjo do të kërkonte ekspozimin e njerëzve ndaj virusit me dhe pa maska, gjë që do të ishte jo etike.

Por teoria mund të shpjegojë pjesërisht pse më pak njerëz po vdesin ose sëmuren rëndë me koronavirus në fazat e mëvonshme të pandemisë, kryesisht në Azinë Lindore, ku maskat janë të zakonshme

Pas kësaj hipoteze, shkencëtarët thanë se njerëzit nuk duhet të përpiqen për t’u infektuar në mënyrë që të krijojnë imunitet.

“Kjo nuk është ajo që po rekomandojmë”, shkruajtën ata, duke u bërë thirrje njerëzve të mbajnë ende distancën shoqërore nga të tjerët dhe të shmangin hapësirat e ngushta, ku ajrosja është e vështirë.

Ideja që maskat mund të ofrojnë një imunitet ndaj Covid-19 varet tek teoria e variolacionit, një teknikë shekullore e imunizimit.

Variolacioni është një praktikë, sipas së cilës njerëzit infektohen në mënyrë të qëllimshme me doza të ulëta të një patogjeni për të gjeneruar një përgjigje imune që parandalon ri-infektimin.

Kjo teknikë është përdorur prej shumë kohësh për të krijuar imunitet tek njerëzit që preken nga lia, por më pas u zëvendësua nga vaksina moderne.

Studiuesit amerikanë pranojnë se teoria e tyre bën dy supozime për Covid-19, të cilat nuk janë provuar ende.

Argumenti i tyre bazohet në idenë se infektimi me doza më të vogla të virusit çon në sëmundje më pak të rënda dhe se njerëzit me simptoma të buta ose ata që nuk shfaqin simptoma, gëzojnë mbrojtje afatgjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here