Është një ferr i vërtetë/Flet nga spitali ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi pasi u infektua me COVID-19

0
119

Flet pas infektimit me Covid 19, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi. Ai ka folur nga spitali San Raffaele në Milano ku qendron i shtruar që prej datës 3 shtator për shkak të një përkeqësimi të lehtë.

Burimet e Corriere.it bëjnë me dije se gjatë një bisede me senatorët e partisë së tij, Berlusconi tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe si e kishte përjetuar virusin, të cilin e quajti një ferr të vërtetë.

“Unë po luftoj për ta kaluar këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Raffaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem.”-është shprehur ai.

Gjithashtu, mjeku i ish-kryeministrit Luigi Giancrigillo, deklaroi se shëndeti i tij po përmirësohej.

Mediat italiane raportuan po ashtu se pas Berlusconit u infektua edhe vajza e tij Marina Berlusconi.

Ajo është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano, ndërkohë që ish-kryeministri vazhdon të trajtohet në spital.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj