Kryente martesa mes të rinjve dhe i çonte luftëtarë të ISIS, kush është e arrestuara sot

    0
    312

    Lubjana Gjeçaj, gruaja e arrestuar sot ne Tirane per llogari te drejtesise italiane, eshte emer i njohur per policine.

    Kujtojme se ne shkurt te vitit 2016, Gjykata italiane ka dënuar 3 nga 5 shqiptarët e akuzuar për se kishin ngritur një rrjet të rekrutimit të xhihadistëve për në Siri nga Italia

    Ne ate kohe u denua me 3 vjet burg, Lubjana Gjeçaj, e cila është e ëma e Aldo Kobuzit, shqiptarit që u martua me një italiane për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste në vendin fqinj.
    Gjithashtu, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim edhe Baki Çoku, daja i Aldo Kobuzit dhe Arta Kacabuku

    I lire u la pasi nuk u provua vepra penale, Dritan Gjeçaj, punëtori shqiptar rezident në Treviglio që kishte pritur Maria Giulia Sergio, italianen nga Inzago e cila ishte konvertuar në myslimane, për tu nisur më pas për xhihad në Siri.

    Trupi gjykues dënoi me një masë më të shkurtuar, motrën e Maria Gulia, alias Fatima, e cila u nis për të luftuar në Siri bashkë me bashkëshortin, Aldo Kobuzi.

    Aldo Kobuzi aktualisht ndodhet në Siri dhe lufton në krah të ISIS-it, bashkë me bashkëshorten italiane Maria Giulia Sergio, e cila është konvertuar në myslimane.

    Në 1 korrik 2015, policia italiane arrestoi shtetasen Arta Kacabuni, 41 vjeç, vjehrra e Maria Giulias dhe banore e Scansano. Po kështu u arrestuan edhe babai nëna dhe motra e Maria Gulia Sergios që lufton përkrah xhihadistëve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here