Vranë vajzën e shtëpisë, kush janë babë e bir. Djali vuan dënimin për tentativë vrasje të aktorit

0
153

Faik dhe Shkëlzen Buçi lindur në Dibër dhe banues në Babrru janë të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci 8 vite më parë, vajza dhe motra e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator 2012 kur në Malin me Gropa u gjetën disa pjesë të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar.
Pas hetimeve me bashkëpunimin edhe të mjekësisë ligjore të Kosovës u zbulua dhe eshtrat i përkisnin Eglantina Buçit, 23 vjeç në kohën kur u vra.

Pas hetimeve të mëtejshme policia arriti të zbulojë se e reja ishte vrarë me armë zjarri nga babai i saj Faiku dhe vëllai Shkëlzeni pasi ishte larguar nga shtëpia për të bashkëjetuar me partnerin e saj pa dëshirën e tyre. Trupi i saj i pajetë ishte groposur më pas por për shkak të kafshëve të egra eshtrat ishin nxjerrë në sipërfaqe ku u zbuluan nga policia.

Ndërkohë që babai 66-vjeçar është arrestuar sot pasi gjykata vendosi “arrest me burg”, vëllait të saj Shkëlzen Buçi i është komunikuar masa në burg ku vuan dënimin për një vrasje të mbetur në tentativë.

37-vjeçari është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim pasi ka tentuar të vrasë aktorin Mishel Prela kundrejt pagesës.

Për këtë ngjarje, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaronte më 22 korrik 2017 se vrasja e Mishel Prelës ishte porositur në këmbim të pagesës prej 80 mijë eurosh.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20.07.2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Mishel Prela, ju informojmë se:
Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.
Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal”, u shpreh drejtori i policisë së Tiranës.
Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).
Miklar Tola, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.
Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal.
Motivi i kësaj ngjarje është hakmarrja”.

Leave a Reply