Tensione në protestën e naftëtarëve në Ballsh, përplasje me policinë

0
35

Naftëtarët në Ballsh kanë vijuar edhe sot protestat e tyre, teksa situata është agravuar deri në shtyrje e përplasje fizike mes tyre dhe policisë.

“Duam paratë tona” dhe “Mos i prek punëtorët” ishin thirrjet e naftëtarëve të cilët kërkojnë të marrin pagesat e tyre, si dhe të lidhin kontratat e punës.

Situata u tensionua pas mbërritjes së përfaqësuesve të kompanisë të cilët bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontrata individuale të punës.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga punonjësit e tjerë. Ata kanë thyer kordonin policor dhe kërkojnë të futen në uzinë me forcë.

Leave a Reply