“Gati për shpërndarjen e vaksinës në nëntor”, por SHBA-të kanë frikë nga propaganda politike

0
291

Një plan për shpërndarjen e një vaksine në disa grupe në SHBA vetëm pak ditë para zgjedhjeve ka ngjallur shqetësim.

CDC, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u ka thënë zyrtarëve të shëndetësisë në të 50 shtetet që të jenë gati të shpërndajnë vaksinën më 1 nëntor.

Tre dokumente, të dërguara më 27 gusht, flasin për skenarë të detajuar për shpërndarjen e dy llojeve të paidentifikuara të vaksinave thotë Nju Jork Tajms. Sipas këtyre udhëzimeve përparësi do tu jepet profesionistëve të kujdesit shëndetësor, mbi 65 vjeç dhe komuniteteve që janë më në rrezik për infeksionin.

Ndërkaq, një numër vaksinash janë duke kaluar nëpër prova klinike dhe disa janë në fazën e tyre të fundit të testimit. Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci kishte thënë se një vaksinë mund të vihej në dispozicion para se të përfundonin provat nëse rezultatet ishin jashtëzakonisht pozitive, por të tjerë shkencëtarë kanë frikë se është politika ajo që drejton njoftimin e CDC.

Saskia Popescu, epidemiolog i parandalimit të infeksionit në Arizona është shprehur për Nju Jork Tajms: “Ky afat është thellësisht shqetësues për politizimin e shëndetit publik dhe pasojat e mundshme të sigurisë. është e vështirë të mos e shohësh si një shtytje për një vaksinë parazgjedhore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here