Rreziku nga COVID-19, Nju Jorku shtyn datën e fillimit të vitit shkollor

0
250

Nju Jorku ka vendosur që të shtyjë datën e fillimit të shkollave. Kryetari Bill de Blasio dhe sindikatat vendosën që të shkolla të hapej në 21 shtator, duke e shtyrë me 11 ditë. Kjo për shkak të situatës të shkaktuar nga koronavirusi.

“Asgjë, asgjë nuk e zëvendëson mësimin në objekte shkollore”, pohoi kryebashkiaku. Nxënësit në Los Angeles dhe Chicago tashmë e kanë filluar vitin e ri shkollor vetëm përmes internetit.

Kujtojmë se SHBA-ja është vendi më i prekur në botë dhe me më shumë viktima nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here