Gjermania: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria

0
272

Ambasada gjermane bën të ditur se Shqipëria vijon të konsiderohet ende një zonë rreziku nga instituti Robert Koch, ndaj shqiptarët janë të detyruar që pas mbërritjes atje të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

” Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here