Avokatja e Popullit përplaset me Vitore Tushën për letrën e Dvoranit/ Hedh dyshime mbi median: Nuk na informove, nuk i zë më besë shtypit

0
304

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca vijon perplasjet me institucionet e drejtesise duke e kthyer institucionin ne frengji per te goditur Reformen. Në mbledhjen e datës 30 qershor, Ballanca ka pasur përplasje me kryetaren Tusha sa i takon një letre të Ardian Dvoranit mbi vendimin e KLGJ për shkarkimin e tij. “Ne kemi marrë dijeni nga shtypi, po unë nuk u besoj më deklaratave të shtypit, për sa kohë, sigurisht, ndryshe mund të jenë ato që janë të publikuara në media dhe në shtyp dhe ndryshe janë komunikimet zyrtare midis anëtarëve. Nuk them se pse e ka vlerësuar zoti Dvorani të mos komunikojë me ne, nuk kam asnjë problem, por gjithsesi ju bëj me dije që unë nuk jam në dijeni të ndonjë shkrese zyrtare që ai ka dokumentuar në të kundërt, ju e dini, ne kemi pasur diskutime shumë të mëdha në Këshill që, çdo gjë e cila ka të bëjë me Këshillin dhe ushtrimin e mandatit brenda Këshillit, duhet të jetë sekret. Në kuptimin e frymës që ka qenë deri tani dhe të rregulloreve, të cilat janë të miratuara dhe në fuqi në rastin konkret, unë kisha merak, përveç atyre që thatë ju, të kisha në vëmendjen tuaj dhe një paraqitje që është bërë në Këshillin Kombëtar të Integrimit nga ana e Kryetarit të KED-së, me disa qëndrime përkatëse, të cilat janë paraqitur si qëndrime të KED-së, por unë, me thënë të vërtetën, si person që jam në mbledhje, nuk i kam parë, nuk i kam konsultuar para apo konsideruar, sepse nuk ka pasur asnjë vendimmarrje në lidhje me këtë fakt”, tha Ballanca. Vitore Tusha në lidhje me kërkesën për njohje me shkresën e datës 23 qershor, që i është adresuar asaj dhe anëtarëve nga kryetari, vë në dukje që mund ta vërë në dispozicion në çdo moment. Ndërsa lidhur me qëndrimin që Kryetari z. Dvorani ka mbajtur si përfaqësues i këtij Këshilli, ajo tha se nuk mendon që duhet të përfshihet në këtë diskutim. Gjithashtu, shton se KED-ja, e përfaqësuar nga znj. Papajorgji, ka marrë pjesë në raundin e takimeve online, që ishte planifikuar nga nënkomiteti i Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë të BE-së dhe ka dhënë përgjigjet që janë konsultuar e vlerësuar së bashku, për pyetjet e adresuara në lidhje me KED-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here