Si nisi mësimi për nxënësit që do përforcojnë njohuritë

0
276

Mësimi ka nisur sot për rreth 4500 nxënës të klasave I-V të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin online gjatë kohës së karantinës.

Ministrja Besa Shahini në një postim në Facebook thotë se ky proce do i paraprijë çeljes së shkollave më 14 shtator duke bërë të ditur se janë angazhuar rreth 2600 mësues.

“Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore”, shkruan Shahini.

Ajo nënvizon faktin se shkollat e hapura kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare me qëllim ruajtjen e distancimit fizik dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit.

Për këtë proces dy-javor përsëritjeje që do të zhvillohet dëri më 11 shtator dhe do t’i paraprijë fillimit të vitit të ri shkollor, do të angazhohen rreth 2,600 mësues për 600 klasa të kësaj kategorie nxënësish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here