BBC: Shqipëria krah Iranit dhe Irakut për kërkesat për azil

0
37

Shqipëria bashkë me Irakun dhe Iranin janë vendet me kërkesa më të larta për azil në Britani, siç raporton BBC.

Ajo i referohet shifrave zytare dhe thotë se vonesat në përpunimin e kërkesave për azil në këtë vend u rritën ndjeshëm vitin e shkuar.

Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 pritën gjashtë muaj ose më shumë që çështjet e tyre të trajtohen, krahasuar me tre nga katër gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018. Ndërsa në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues për azil priste kaq gjatë.

BBC raporton më tej se azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohë që kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa të përbashkëta.

Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të kërkojnë të drejtën për të punuar, por punët për të cilat mund të aplikojnë janë të kufizuara.

Sipas informacioneve të mëparshme, kërkesat për azil të bëra midis Marsit dhe Dhjetorit 2014 kishin më shumë se 80% shans për t’u shqyrtuar dhe vendosur brenda gjashtë muajve. Ndërsa në fund të vitit 2019, kjo mundësi ra në 20%.

Peter ëalsh nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha që viti 2019 ishte me 45,000 kërkesa të të paraqitur për azil, më shumë se në çdo vit që nga 2003.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj