Gjendet i varur me litar recepsionisti në kompleksin turistik në Llogara

0
44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Policia e këtij qyteti bën me dije se në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply