Emina Çunmulaj rikthehet në vendlindje për të votuar Listën Shqiptare

0
301

Të dielën më 30 gusht në Mal të Zi do të mbahen Zgjedhjet Parlamentare. Partitë shqiptare do të dalin me dy lista zgjedhore pasi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme.

Për fitoren e partisë qeverisëse PDS rol ndihmës mund të luajnë partnerët tradicionalë, partitë e pakicave. Në këto rrethana vota e shqiptarëve është me rëndësi për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Shumë shqiptarë të Malit të Zi kanë ardhur nga Diaspora vetëm e vetëm që të hedhin votën e tyre më 30 gushtit. Një ndër ta është dhe modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulja e cila ka udhëtuar nga SHBA drejt vendit të lindjes.

“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që Emina bëri ditën e djeshme në Instagram.

Ndërkohë, së fundmi ja ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera, duke treguar momentet e këndshme që po shijon në Malësi të Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here