Vuan prej sëmundjes që adoleshent, kryeministri Shinzo Abe do të dorëhiqet

0
316

Kryeministri japonez Shinzo Abe do të tërhiqet nga detyra e tij për arsye shëndetësore, bëjnë të ditur zyrtarë të partisë së tij.

Sipas BBC ai ka vuajtur nga sëmundja e kolitit ulcerativ prej disa vitesh por gjendja e tij është përkeqësuar së fundmi. Më herët gjatë kësaj jave ai u bë kryeministër më jetëgjatë në Japoni, duke qëndruar në zyrë që prej vitit 2012.

Në 2007 ai gjithashtu u tërhoq nga detyra e tij e kryeministrit pikërisht për shkak të sëmundjes, një gjendje kronike që prek zorrët me të cilën ai po jeton që kur ka qenë adoleshent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here