Vrasja e Florjan Lamçes, shkon në katër numri i të arrestuarve

0
42

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dhe dy persona të tjerë lidhur me vrasjen e Florjan Lamçes nga shokët e tij. Dy të arrestuarit e sotëm akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

NJOFTIMI I PLOTË

Elbasan

Vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve kriminale të nodhura më parë.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e shtetasit F.L.

Vihen në pranga dy shtetas për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Strukturat e DVP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhura më parë.

Në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të proçedimit penal në lidhje me ngjarjen e datës 30.07.2020, ku në ambientet e një bar kafeje të qytetit të Elbasanit mbeti i vrarë me sende të forta shtetasi F. L. ( Sh.) është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale kapja dhe ndalimi i shtetasve :

M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj