Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, të cilët kanë penguar në zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje e ndodhur në 30 korrik. Pikërisht për këtë ngjarje qëndron pas hekurave si autor, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Ndërsa numri i të arrestuarve bashkë me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin ka shkuar në 4 persona, News24 ka zbardhur emrat e të arrestuarve sot.
Ata janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Lamçaj ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja por hetimet nxorën të kundërtën.