Rama apel Bjellorusisë: Pranoni ofertën e OSBE, nuk ka axhenda politike, të mësojmë nga…

0
50

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë mesazhin e ofrimit të ndihmës për zbutjen e tensioneve në Bjellorusi. Ai ka folur në mbledhjen e posaçme të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së për Bjellorusinë.

Sipas Ramës, oferta është për të krijuar një mekanizëm ndihme gjithëpërfshirës, sepse për fat të keq tha kreu i OSBE, Bjellorusia nuk do të jetë e vetmja që gjendet në këtë situatë të cilën e quan të rrezikshme.
Teksa tha se cdo kohë që kalon është vonë, Rama nënvizoi se “duhet të ketë dialog, sa më shpejt të nisë aq më mirë do jetë për të gjithë dhe në Bjellorusi, për të parandaluar përshkallëzimin, dhunën e mëtejshme e se e dimë që sado keq të jenë gjerat duhet të ketë pajtim”.

“Ne mund të ndihmojmë por nuk mund ta zgjidhim, situata duhet zgjidhur në Minsk”, tha Rama.

Sipas kreut të OSBE-së, “në këtë moment shenjat s’janë të mira”.

“S’ka dëgjesë, shkëmbim, aspak dialog, mirëkuptim si të ndihmohet vendi të tejkalojë këtë udhëkryq të rrezikshëm.

Në cilësinë time si kryetare e OSBE dhe me ministren e jashtme suedeze mbetem i gatshëm ta krijojë këtë mundësi.

Ta bëj shpejt se koha vrapon më shpejt kur ngjarjet duket se janë jashtë kontrollit, për të shkrirë akullin që po shtohet mes palëve dita ditës”.

“Shpresojmë që do të ketë një përgjigje pozitive nga qeveria e Bjellorusisë që pas zgjedhjeve shprehu gatishmërinë për të diskutuar me homologet e huaj. Kjo është ajo që duam të ndodhë në Bjellorusi. Dialog dhe bisedime. Kjo nuk është imponimi i OSBE mbi Bjellorusisë.

Kjo ofertë vjen nga një organizatë gjithëpërfshirëse që krijo një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Besoj se këto sëbashku e bëjnë OSBE të jenë në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë. Le të jemi të kujdesshëm, të mos jemi pesimist, le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimi. Jam i ndërgjegjshëm për të qeben si përfshirës i balancuar.

Së pari kryesia shqiptare do ti qaset kësaj pa asnjë axhende politike. I takon Bjellorusise për mënyrën si do ece përpara Bjellorusia.

Së dyti ne do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa u përpjekur të imponojmë.

Së treti kryesia beson se çdo marrëveshje duhet respektuar nga të gjitha palët. Në të kundër progresi do të zhbëhet”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Leave a Reply