Plane për plazh? Ja si do të jetë moti këtë fundjavë

0
316

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por, duke nisur nga dita e nesërme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë edhe sot pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here