“Mendova se po na rrëmbenin”/ Ylli i futbollit anglez thyen heshtjen, flet për konfliktin në Greqi dhe shqiptarët që tentuan ti përdhunonin motrën

0
242

Kapiteni i Manchester United ishte në qendër të vëmendjes pasi pati një përleshje gjatë pushimeve në ishullin luksoz të Greqisë, Mikonos dhe për këtë është shpallur fajtor për sulm dhe për tentativë korruptimi të policisë.

Ai ka folur publikisht për ngjarjen në një intervistë për BBC duke thënë se mendoi që po rrëmbehej kur u ndalua nga policia. “Ishte e tmerrshme. Nuk ia uroj askujt. Është hera e parë që unë përfundova në burg. Mendimi im i parë ishte se ata po na rrëmbenin, pasi na ulën në gjunjë dhe nisën të na godasin.

Më vendosi prangat në njërën dorë dhe po më godiste nga këmbët duke më thënë se karriera ime do të mbyllej dhe nuk do të luaja më futboll. Në atë, moment mendova se nuk ka shanse që këta janë policë. Unë u përpoqa të ikja. Isha në panik, nga frika. U tremba për jetën time”, tregon mes emocioneve të shumta mbrojtësi anglez.

Nuk lë pa komentuar dhe faktin që përmendi më parë se ishte një grup shqiptarësh që i ngacmuan motrën dhe i dhanë drogë, gjë që pretendon se nxiti konflikt. Ishte prokurori grek i cili kërkoi që ti kërkojë falje shqiptarëve që përdori emrin e tyre për të fshehur gënjeshtrat e tij.

“Dy burra iu afruan motrës sime të vogël dhe e pyetën se nga ishte. E fejuara ime pa motrën dhe vrapoi drejt asaj pasi e pa që po i binte të fikët. Më pas nisi gjithçka. Unë nuk ndjej t’i kërkoj falje ndokujt. Ju e bëni këtë kur keni gabuar. Falje mund t’u kërkoj vetëm tifozëve dhe klubit”, u shpreh mbrojtësi.

Harry Maguire do të apelojë dënimin, ndërsa zotohet se do të luftojë për të pastruar emrin, duke synuar daljen në dritë të së vërtetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here