Kosova merr masa ekstreme/Nga sot hyn në zbatim ligji, 35 euro gjobë për të gjithë ata që nuk mbajnë maskë në Kosovë

0
274

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi. Ky Ligj ka 29 nëne dhe rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e Ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të pandemisë.

Të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji.

Po ashtu, ata që nuk respektojnë distancën do të dënohen me 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në të njëjtin nen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here