“Zaho do shkojë në klasë të parë”/ Rama tregon se si e mëson të birin të ruhet nga Covid-19

0
282

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në spitalin ‘Infektiv’ tha se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, pasi askush nuk e di sa do zgjasë kjo situatë.

Sakaq ai ka folur dhe për hapjen e shkollave më 14 shtator, ndërsa ka përmendur këtu dhe djalin e tij Zahon i cili fillon klasën e parë.

Rama tha se kjo periudhë do të ketë shumë vështirësi për fëmijët pasi përballen me rregulla ndryshe nga çfarë orientohen në kushte të zakonshme.

“Kemi sfidë të madhe të hapjes së shkollave, fëmijët nuk janë të imunizuar por janë më pak të rrezikuar.

Ne kemi çunin  që do shkojë për herë të parë në klasë të parë. Mos u tako mos bëj këtë atë, vendose në një situatë që është krejt e panjohur për të dhe lë pasoja dhe në aspektin  e zakoneve që krijon, sepse ne si prindër u themi fëmijëve, takoje përshëndete.. ndërsa në shkollë duhet tu themi të kundërtat, por ne se kemi zgjedhur këtë sfidë,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here