Vjeshta po afron dhe ndryshimi i garderobës në muajin shtator është një nga gjerat që vjen së bashku me të. Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vjeshtë preferohen xhinset e lirshme dhe të drejta.
Në fakt, kohët e fundit vihet re kjo prerje në xhinse, si trend që u shfaq në pistat e modës për vjeshtën 2020.
Këto xhinse janë shumë të rehatshme dhe mund të vishen dhe kombinohen me pothuajse gjithçka.
Në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni disa nga xhinset më të bukura të këtij lloji që mund t’i merrni si inspirim:











