Shpërthim i fuqishëm në një traget në Greqi, ka të plagosur

0
38

Një shpërthim ka ndodhur vetëm para pak minutash në Heraklion të Kretës në Greqi.

Mediat greke raportojnë se nga shpërthimi në tragetin “Blue Horizon”, janë lënduar katër persona të cilët kanë djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Njëri prej të lënduarve ka plagë serioze dhe është në rrezik për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ndodhi në njërin prej tankerave të ujit të nxehtë teksa trageti ishte në port duke shkaktuar alarm në zonë.

Pas shpërthimit, një numër i madh autoambulancash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke transportuar të lënduarit në spitalin rajonal.

Leave a Reply