Një asteroid do i afrohet shumë Tokës/ Çfarë pritet të ndodhë një ditë para zgjedhjeve në SHBA

0
283

Më 2 nëntor pritet që tokës t’i afrohet një asteroid. Qendra për Studime të Objekteve në Afërsi të Tokës (CNEOS), nga Laboratori i NASA-s, parashikoi se objekti qiellor do të kalojë pranë tokës një ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, respektivisht më 2 nëntor. Asteroidi, për shkak të madhësisë së tij të vogël, nuk konsiderohet një “objekt potencialisht i rrezikshëm” .

“Asteroid 2018VP1 është shumë i vogël, afërsisht 6.5 metra dhe nuk paraqet asnjë kërcënim për Tokën. Nëse do të hynte në atmosferën e planetit tonë, ai do të shpërbëhej për shkak të madhësisë së tij jashtëzakonisht të vogël,” , tha NASA në një deklaratë.

“NASA është drejtuar nga Kongresi për të zbuluar 90% të asteroideve të tokës. Bazuar në 21 vrojtime që zgjasin 12.968 ditë, agjensia ka përcaktuar asteroidin. Ndoshta nuk do të ketë një ndikim të thellë. Mundësia që ajo të na godasë është vetëm 0.41%, tregojnë të dhënat”, thuhet më tej nga shkencëtarët./CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here