Goditën Florian Lamçen me sende të forta, e zhveshën dhe e lanë të vdekur/ Dhëndri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari kërkesë Gjykatës, ja çfarë pretendojnë

0
357

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari, të cilët vuajnë dënimin për vrasjen e Florian Lamçes kanë bërë kërkesë për lirim nga qelia.

Mësohet se Sanxhaktari dhe Hajdari, përmes avokatit të tyre, kanë bërë kërkesë për të dalë nga burug dhe për të qenë nën masën “arrest shtepie”.

Si ndodhi vrasja e Florian Lamçes?

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, e kanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdekur.

Hajdari dhe Sanxhaktari u arrestuan. Këta të dy dhe Lamçe kishin të shkuar kriminale.  Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here