Pushimet në bregdetin shqiptar, dyndje në pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

0
36

Pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur bregdetin shqiptad për të pushuar. Dyndje janë vërejtur në pikat kufitare me të dy shtetet.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Qafë Thanë bëjnë të ditur se fluksi i udhëtareve ka qënë i lartë edhe mëngjesin e kësaj të djele ku prej orëve të para të mëngjesit kanë hyrë më shumë se 3000 udhëtare përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Rruga e Kombit këtë të diel është shoqëruar me dyndje automjetesh, duke krijuar edhe radhë në një sërë pikash si në atë urës mbi Drin në qytetin e Kukësit, segment i cili ngushtohet ndryshe nga pjesët e tjera të autostradës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj