I hipën mbi makinë shoferit, i thyen xhamin dhe e kërcënon sepse…e trembi. Policia jep detajet

0
37

Një 34-vjeçar është prangosur në kohë nga policia pasi kishte hipur mbi një xhamin e një mjeti duke e dëmtuar dhe duke kërcënuar drejtuesin e saj. Ngjarja ka ndodhur tek Ish qyteti i Nxënësve në Tiranë ku ai ishte duke ecur me monopat, por është trembur nga mjeti që po kalonte në të njëjtin drejtim me të, duke reaguar në mënyrë të dhunshme.

Njoftimi i policise:

Parandalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti.

Goditi një shtetas dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.

Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply