“Unë jam më shumë se pjeshka mbi taka”/Moderatorja merr vendimin e papritur: Kanë tentuar të shesin me imazhin tim!

0
49

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka vendosur të heqë dorë nga projektet televizive.

Përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, Einxhel ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj botës së televizionit. Një nga pyetjet që i është bërë është nëse do të jetë pjesë e ndonjë projekti të ri televiziv.

Moderatorja është përgjigjur se as ka në plan t’i përshtatet kornizave që vet televizioni kërkon dhe as nuk dëshiron të jetë më pjesë e tij.

“Deri sot dashje padashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku nuk është e lehtë të luftosh me steriotipet që krijojnë njerëzit në mendjen e tyre paragjykuese” , ka thënë ajo duke nënkuptuar kështu se është ndjerë edhe e përdorur pasi pamja e bukur ndoshta të prish punë me gjykimin ndaj mendjes së artë.

“Por unë e di kush jam dhe ca dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës”, përfundon kështu së shprehuri Einxhel, duke iu drejtuar në këtë mënyrë gjithë ‘gojëve të liga’ që e gjykojnë thjesht si një ‘pjeshkë të bukur’ dhe asgjë më shumë.

Leave a Reply