Leo Messi trondit Barcelonën/ Mediat zbardhin detajet nga takimi me trajnerin e ri

0
272

Zhvillimet të reja po merr situata e Lionel Messit te Barcelona edhe pse klubi ka nisur ndryshime të mëdha duke filluar që nga stoli, ku ka sjellë holandezin Ronald Koeman.

Argjentinasi ka pasur një takim kokë më kokë me teknikun e ri dhe mediat spanjolle raportojnë se numri 10 i Barçës i ka komunikuar atij se e sheh veten larg Spanjës për sezonin e ardhshëm edhe pse është në dijeni të vështirësive që paraqet kontrata e tij.

Ajo që klubi donte të përshkruante si një takim normal të trajnerit Koeman me lojtarin kryesor tashmë është kthyer në hapin e parë të largimit të bujshëm.

Humbja e turpshme ndaj Bayern Munchen në Champions League ka lënë një shije të hidhur te 33 vjeçari dhe tashmë klube të mëdha si City, PSG apo dhe Inter janë vënë në ndjekje hap pas hapi të situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here